Benzema vazhdon kontratën me Real Madridin

Pas kualifikimit në gjysmëfinale të Champions League, tifozët e Realit kanë marrë edhe një lajm të mirë.
AS raporton se sulmuesi francez, Karim Benzema, ka vazhduar kontratën me ”Mbretërit”, transmeton IndeksOnline.
36-vjeçari do të qëndroj në bernabeu deri në vitin 2024.
Klubi ka vendosur të zbatojë një rregull interesante ku fituesi i Topit të Artë e zgjeron automatikisht lidhjen e tij me klubin, dhe sipas gazetës, Benzema ka arritur një marrëveshje me presidentin, Florentino Perez.
Francezi është pjesë e Real Madridit që nga viti 2009./IndeksOnline/