75 Mall Live Search
08:09 / E Premte, 21 Prill 2023 / L K

Osmani uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të shërbejë kjo ditë feste për tu ofruar më njëri-tjetrin

Presidenetja e vendit Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për festën e fitër Bajrami.

Osmani shkroi që le të shërbejë kjo festë për tu ofruar më njëri-tjetrin, por edhe ti mbështetim njërzit më nevojë.

Postimi i plotë:

Uroj që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë  dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.

Kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër  breza.

Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë.

U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!

Me fat Fitër Bajramin!