75 Mall Live Search
15:39 / E Martë, 23 Qershor 2026 / KV

Dalin pamjet nga aksidenti fatal në Vranidoll, automjetet u përplasën ballë për ballë

Pamjet nga vendi i ngjarjes kanë dalë pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, një person ka humbur jetën, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitet policore dhe ekipet emergjente.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen automjetetet e shkatërruara nga goditja ballë për ballë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 12:00.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, deklaroi Pllana.

Ndërkohë, njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te ky aksident fatal./IndeksOnline/