75 Mall Live Search
09:33 / E Premte, 21 Prill 2023 / L K

Abdixhiku uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar qytetarët në rastin e festës së Fitër Bajramit.

Abdixhiku përmës Facebook-ut ka shkruar qe le të vazhdojmë të forcojmë edhe më tej këtë ndjenjë që muaji i shenjtë dhe festa e Fitër Bajramit na mësojnë

Postimi i plotë:

Me fat Fitër Bajrami të dashur besimtarë. Lutje dhe agjerim të pranuar për të gjithë ata që kaluan një muaj sakrifice sprovuese nën shenjën e Zotit.

Festa e Fitër Bajramit i kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin; që kanë përshkuar udhëtimin shpirtëror njëmujor, e që ia kanë dalë mbanë të jenë bërë më të virtytshëm, më të mëshirshëm dhe më zemërgjerë.

Le të vazhdojmë të forcojmë edhe më tej këtë ndjenjë që muaji i shenjtë dhe festa e Fitër Bajramit na mësojnë. Atë të solidaritetit, të harmonisë e të kujdesit ndaj tjetrit.

Në veçanti, le të kujdesemi ndaj atyre në nevojē.Shëndet, paqe e begati për ju e familjet tuaja; për gjithë atdheun tonë!