Xhaka mungon ndaj Southamptonit, Arteta tregon arsyen

Arsenali luan sonte përballë Southamptonit, por në formacion nuk ndodhet kapiteni, Granit Xhaka.
Mungesa e tij nuk u la pa u vënë re nga mediat, të cilat e pyeten trajnerin Mikael Arteta për mungesen e tij, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se Xhaka mungon sonte për shkak se nuk ndihej mirë, dhe shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Manchester Cityt.
“Këtë mëngjes fatkeqësisht Graniti nuk po ndjehej mirë prandaj u detyruam ta heqim nga skuadra”, tha Arteta para ndeshjes për “Sky Sports”./IndeksOnline/