Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen finale të Champions League

UEFA ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen finale të ketij sezoni të Champions League.
Çmimet e këtij sezoni do të jenë të njëjta me ato të vitit 2022, ku bileta më e lirë është 70 euro dhe më e shtrenjta 690 euro, shkruan IndeksOnline.
Gjysmëfinalet e Champions League janë Milan – Inter dhe Manchester City – Real Madrid.
Finalja do të luhet në “Atatürk Olympic Stadium”, në Stamboll, më 10 qershor.
Çdo finalist do të ketë të drejtën e 20 000 biletave (si vitin e kaluar) nga 72 000 në dispozicion në total./IndeksOnline/