75 Mall Live Search
12:12 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Publikohen emrat e finalistëve të Festivalit të RTSH-së, këta artistë mbetën jashtë!

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet finalja e festivalit të fundvitit në RTSH.

Pas dy netëve konkurruese gjatë mëngjesit e sotëm janë shpallur edhe emrat e finalistëve të përzgjedhur nga juriae përbërë nga Limos Dizdari dhe Adi Hila, Zana Çela etj.

Si në çdo festival ka patur edhe artistë që kanë mbetur jashtë dhe disa prej emrave të njohur si  Endri dhe Stefi apo edhe  David dhe Genc Tukiqi. Festivali i 56-të i është besuar prezantimit të Adi Krastës dhe të ftuarve të tij special.

Ja emrat e finalistëve:

1. E Dua Boten- Artemisa Mithi

2. Syte e Shpirtit – Bojken Lako

3. Zemer ku Je – Denisa Gjezo

4. Fjalët – Elton Deda

5. Mall – Eugent Bushpepa

6. Piedestal – Inis Neziri

7. Unë – Mariza Ikonomi

8. I njejti qiell – Manjola Nallbani

9. Tjetër Jetë – Festina Mejzini dhe Grupi NA

10. Ngrije Zërin – Orgesa Zaimi

11. Egziston – Redon Makashi

12. Ra një Yll – Rezarta Smaja & Luiz Ejlli

13. Orë e Ndalur – Tiri Gjoci

14. E Pamundur – Voltan Prodani