75 Mall Live Search
09:54 / E Diele, 23 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Kandidatja e pavarur serbe në Zveçan, Sladijana Pantoviq është duke u ruajtur nga Njësia Speciale e Kosovës (Video/foto)

Indeksonline ka marrë pamje tek shtëpia e kandidates së pavarur për kryetare, Sladijana Pantoviq, ku ajo është duke u ruajtur nga Njësia Speciale e Kosovës.

Ndërsa, ajo ka votuar në qendrën Zherovnicë në Zveçan.

Kujtojmë se Pantoviq në deklaratën për media ka thënë se do të angazhohet në rikthimin e gjithë serbëve të dorëhequr në institucionet lokale. /IndeksOnline/