75 Mall Live Search
14:30 / E Diele, 23 Prill 2023 / Gj. Sh

Interi mposht Empolin, shpreson për zonën Champions

Skuadra e Interit ka marrë tre pikë të mëdha.

Zikaltërit mposhtën në udhëtim Empolin me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Romeu Lukaku shënoi dy gola në minutat 48 dhe 76, kurse një gol e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 88-të.

Kjo është një fitore e rëndësishme pasi i mban në lojë për një vend që dergon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Interi aktualisht renditet në vendin e pestë me 54 pikë, ndërsa Empoli ka mbetur në pozitën e 15-të me 32 pikë./IndeksOnline/