Para mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë, Haradinaj mbledh partinë
Në orën 14:00 të ditës së sotme pritet që të mblidhet kryesia dhe këshilli drejtues i AAK-së. Kjo mbledhje e lajmëruar në momentet e fundit për media, do të mbahet një orë para mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë Haradinaj e cila pritët të mbahet nga ora 13:00, pas ngjarjeve të orëve të vona të natës së kaluar për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Lajmin për mbledhjen e kryesisë së partisë e cila mbahet në Hotel Sëiss Diamond, Prishtinë, AAK kanë lajmëruar zyrtarët për media të partisë, pa treguar se për çka do të mblidhet partia.
Kujtojmë që natën e së premtes pati zhvillime dramatike në Kuvendin e Kosovës, ku qëndruan edhe ambasadorët e Quinit, me theks të veçantë këtu ishin porositë e ambasadorit amerikan si dhe atij briantik./Indeksonline/