75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 24 Prill 2023 / AR

Video/ Momenti kur Pete Davidson shtyn dhe shan fansin e tij

Pete Davidson nuk veproi mirë pas ndeshjes së mbrëmshme të NBA mes New York Knicks dhe Cleveland. Aktori u vu re nga spektatorët dhe shumica e tyre nxituan të bënin foto me të.

Njëri prej tyre, megjithatë, këmbënguli më shumë e nxori aktorin jashtë kufijve, pasi i kishte vënë dorën në qafë, gjë që ai nuk e donte.

Videoja e Davidson-it duke shtyrë me zemërim dhe duke e sharë po bën xhiron e internetit.

Megjithatë, një tjetër klip që është publikuar tregon qëndrimin e burrit ndaj Davidson. Ai duket se e ka përqafuar, duke u përpjekur të qëndrojnë sa më gjatë bashkë, duke e penguar aktorin të bëjë foto me fansat e tjerë apo të largohet.