75 Mall Live Search
13:37 / E Martë, 25 Prill 2023 / LB

Pamje të eskavatorit të kallur në veri, disa orë pas zgjedhjeve lokale

Një eskavator i një kompanie kosovare është djegur mëngjesin e së hënës në veri. Ngjarja ka ndodhur në Zveçan disa orë pas përfundimit të zgjedhjeve në veri.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se eskavatori është i kompanisë “Benita Company Shpk”. Mjeti shërbente për punët që po bëhen në këtë zonë në një projekt të Komisionit Evropian.

Rastin e djegies së eskavatorit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. “Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një ekskavator.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/