75 Mall Live Search
15:47 / E Martë, 25 Prill 2023 / LB

Vazhdojnë takimet/ Lushtaku e pret Limajn në konak

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku e ka pritur në konakun e tij, Fatmir Limajn.

Në një foto të siguruar nga IndeksOnline, shihet se bashkë me Lushtakun është edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura dhe analisti Dardan Gashi.

Limaj dhe Lushtaku kanë zhvilluar një serë takimesh.

Kryetari i Nismës ka dalë më propozimin për Frontin Demokratik, ndërsa Lushtaku ka deklaruar në vazhdimësi se mirëpret rikthimin e Limajt në PDK./IndeksOnline