Rama niset drejt Britanisë, nis planin për ta sjellur Man City në Shqipëri

Sot kryeministri Edi Rama do të niset drejt Britanisë së Madhe.
Burime bëjnë me dije se fokusi i kësaj vizite do të jetë sporti, marrëveshja për të ngritur në Shqipëri një ndër akademitë më elitare të sportit që vet Rama lajmëroi dy ditë më parë në Durrës.
Delegacioni shqiptar do të zhvillojë takime me klubin e famshem të futbollit , Manchester City.
Rama do shoqërohet nga ministrja e arsimit dhe sportit Evis Kushi, dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.