75 Mall Live Search
11:40 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / B O

Epike, fshati me 282 banorë do të luaj në Superligë

Një fshat me 282 banorë do të jetë pjesë e Superligës në Irlandën e Veriut.

Nëse Stambolli dhe 16 milionë banorët e tij do të jenë qyteti më i madh i përfaqësuar në një Divizion të Parë Evropian në 2023-24, popullsia e Loughgall në Irlandën e Veriut dhe 282 banorët e saj do të jetë më e vogla në Evropë në ligat elitare.

Rasti i Loughgall-it në aspektin demografik vështirë se rivalizohet në Evropë.

Deri më tani, vendbanimi me popullsinë më të vogël në Kategorinë e Parë Evropiane ishte qyteti i Streymnes në Ishujt Faroe.

“Ne kemi 18 ekipe në akademi, me më shumë se 300 lojtarë që veshin fanellën tonë dhe rruga për në ekipin e parë është mjaft e hapur” ka thënë Mark Pierson, Sekretar i Përgjithshëm i Loughgal./Indeksonline/