Ilary Blasi, gjithnjë e më shumë e dashuruar me partnerin gjerman

Sipërmarrësi gjerman do të ishte gati të transferohej në Itali për prezantuesen televizive, ish-gruan e Francesco Totti për dy dekada. Kujtojmë se ish-çifti VIP në Itali kanë edhe tre fëmijë së bashku.
Ilary duket se e ka lënë pas divorcin me ish-kapitenin historik të Romës, edhe pse çështja legale vazhdon në gjykatë. Ajo shfaqet më e lumtur se kurrë në krahët e partnerit të ri.
Ilary dhe Bastian janë fokusuar pas një darke në qendër të qytetit të Romës nga e përjavshmja “Chi”, e cila bën edhe zbulimin e bujshëm: Biznesmeni gjerman është gati të transferohet në Itali për dashurinë.


