OBSh: Më shumë se 60 % e objekteve të kujdesit shëndetësor janë mbyllur në kryeqytetin sudanez
Më shumë se 60 për qind e objekteve të kujdesit shëndetësor në Khartoum janë mbyllur për shkak të konfliktit në Sudan, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Në kryeqytet, Khartoum, 61 për qind e objekteve shëndetësore janë mbyllur dhe vetëm 16 për qind po funksionojnë normalisht”, tha shefi i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi nga selia e agjencisë shëndetësore të OKB-së në Gjenevë.

