75 Mall Live Search
10:07 / E Enjte, 27 Prill 2023 / S Z

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve. Rastet të cilat janë raportuar janë nga Prishtina, Lipjani, Podujeva, Gjilani, Ferizaj, Prizren, Malisheva dhe Mitrovica.

 Prishtinë:Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

 Lipjan : Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë:  Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar cili gjendet në vuajtje të dënimit e kishte kanosur përmes telefonit. Rasti në procedurë hetimore.

Gjilan: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmoj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj: Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, dhe po ashtu ka demoluar banesën dhe ia ka dëmtuar veshmbathjet e viktimës e me pas është larguar nga banesa. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari në kërkim policor.

Prizren: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë: Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka kanosur dhe se i njëjti në vazhdimësi ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Mitrovicë : Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me të dyshuarin mashkull kosovar dhe se i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë psiqike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.