Flet Arben Blakaj, i arrestuari dje në Istog: Jam i pafajshëm, ma montuan!

Arben Blakaj është liruar dje pas marrjes në pyetje në Prokurori në Pejë.
Blakaj ishte arrestuar mesditën e djeshme në shkollën “Hysni Zajmi” në Vrellë me dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.
Ai ka thënë se arrestimi i tij dhe i tërë rasti i është montuar.
“Jam liruar mbrëmë pasi jam marr në pyetje nga Prokurori. Krejt ky rast më është montuar. Vajza për të cilën aludohej në rast është familjare e imja dhe nuk kishte asgjë të vërtetë në tërë këtë ngjarje. Unë jam baba i tre fëmijëve dhe është e ulët ajo që më është bërë mua” ka thënë Arben Blakaj./Indeksonline/