75 Mall Live Search
17:19 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Trupi i Florencit do të pushoj në vendlindje!

Vdekja e Florenc Beqirajt vazhdon të jetë një mister ndërkohë pas ndarjes nga jeta hetimet vazhdojnë.

Policia franceze dhe ministria e Jashtme e Shqipërisë kanë deklaruar se 23-vjeçari ka tentuar të mbytet.

Por miqtë, familjarët dhe shokët e tij e kundërshtojnë fort këtë version duke thënë se ai është dhunuar për vdekje nga policët francezë në burg.

Presidenti Ilir Mera me anë të zëdhënësit të tij, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve. Në një njoftim nga zyra e presidenti mësohet se po po punohet për të sjellë trupin e tij në Shqipëri.

Njoftimi nga presidenca

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi, bisedoi me familjarët e Florenc Beqiraj, u shprehu ngushëllimet e Presidentit Meta e njëkohësisht u bëri me dije mbi interesimin e tij për sqarimin e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Florencit.

Zëdhënësi informon se Presidenti Meta bisedoi me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të tij të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë.