75 Mall Live Search
19:42 / E Enjte, 27 Prill 2023 / Gj. Sh

Tri ditë para, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sigal Prishtina – Trepça

Të dielen zhvillohet ndeshja e pestë gjysmëfinale e play-offit, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Kur kanë mbetur edhe tri ditë nga zhvillimi i ndeshjes, klubi nga kryeqyteti ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat, shkruan IndeksOnline.

”Të gjitha biletat e ndeshjes KB Sigal Prishtina – KB Trepça janë shitur. Faleminderit Prishtinë, faleminderit Plisa!”, thuhet në njoftim.

Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, zhvillohen të dielen në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, më fillim nga ora ora 17:15.

Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet në finale, pasi seria e fitoreve është e barabartë 2-2, ku do të përballen me Pejën./IndeksOnline/