75 Mall Live Search
21:20 / E Enjte, 27 Prill 2023 / Gj. Sh

Skuadra e femrave të Barcelonës në finale të Champions League

Skuadra e femrave të Barcelonës është finalistja e parë e Champions League për sezonin 2022/23.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Barcelona barazoi 1-1 me Chelsean, por u kualifikuan tutje fal fitores 1-0 në ndeshjen e parë, shkruan IndeksOnline.

Caroline Hansen shënoi golin për Barcelonën në minutën e 63-të ndërsa katër minuta më vonë Guro Reiten barazoi shifrat në 1-1.

Kjo është finalja e tretë radhazi për skuadrën e femrave të Barcelonës në Champions League, ku kërkojnë trofeun e dytë pasi vitin e kaluar u mposhtën nga Lyon.

Në finale Barcelona e pret fituesin e ndeshjes Arsenal – Wolfsburg./IndeksOnline/