Përfundon ”drama”, Tottenham merr një pikë ndaj Manchester United

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 33-të të Premierligës angleze.
Tottenhami dhe Manchester United, kanë ndarë pikët me një barazim 2-2, shkruan IndeksOnline.
”Djajtë e Kuq” kishin epërsi prej dy golave, por që nuk arritën ta mbajnë atë deri në fund të ndeshjes.
Jadon Sancho hapi serinë e golave në minutën e shtatë, ndërsa Marcus Rashford shënoi golin e dytë në minutën e 44-të. Me rezultat 2-0 u mbyll edhe pjesa e parë.
Një gol i bukur nga Pedro Porri rihapi lojën dhe i dha shpresë Tottenhamit për një rezultat pozitiv.
Vendasait arritën të barazonin rezultatin në minutën e 79-të, me anë të Heung-Min Son.
Deri në fund nuk pati gola dhe rezultati përfundimtar ishte i barabartë 2-2.
Manchester United mbetet në pozitën e katërt me 60 pikë, ndërsa Tottenham një vend më poshtë me 54 pikë./IndeksOnline/