75 Mall Live Search
15:07 / E Premte, 28 Prill 2023 / B O

Napoli përgatitet për titullin kampion, tifozët festojnë me arkivol dhe logot e kundërshtarëve

Një humbje ose barazim i Lacios në 12:30 të dielën ndaj Interit, do t’i mundësonte Napolit, gjithmonë nëse fiton, të festojë qysh të dielën titullin kampion. Kërkesa e “axurrëve” për të shtyrë ndeshjen e planifikuar për nesër ndaj Salernitanës për ditën e diel në të njëjtën orë me bardhekaltrit, është plotësuar pjesërisht.

Ka ardhur dje vendimi i organeve drejtuese që kanë lejuar që sfida e napolitanëve të zhvillohet të dielën, por në orën 15:00, si një mënyrë për të ruajtur rendin publik në rast se festa do të marrë jetë që këtë javë. Napoli luan në “Maradona” dhe shtyrja e ndeshjes është një mënyrë që titulli të festohet direkt në stadium për t’u shpërndarë më vonë në qytet duke shmangur kështu kaosin e dyfishtë që do të shkaktohej nëse do të luanin të shtunën dhe festa po të zhvillohej të dielën.

Ndërkohë që në rrugët e qytetit jugor kanë nisur prej ditësh përgatitjet për festën, bashkia ka marrë masat për të ndaluar qarkullimin e tifozëve në të gjitha rrugët pranë spitaleve dhe shërbimeve të tjera qytetare mes 29 prillit dhe 1 majit. Ndërkohë që pritet ende të bëhet e ditur koha e realizimit të festimeve zyrtare që klubi do të organizojë në bashkëpunim me bashkinë, tifozët nga ana e tyre nuk kanë kursyer kundërshtarët në festimet e tyre.

Pas një sezoni në të cilin kanë dominuar Serinë A dhe shkurorëzimit të mundshëm të Milanit të dielën, tifozët “axurrë” kanë zgjedhur një funeral për të festuar triumfin e tyre. Napolitanët kanë improvizuar homazhe pranë një arkivoli, mbi të cilin gjenden shajet e skuadrave kryesore rivale, ato të Juventusit, Milanit, Interit e Torinos dhe përreth tij gjenden 19kryqe, të cilat simbolizojnë të 19-ta skuadrat e Serisë A. “Njëdhimbje mizore për të gjithëItalinë, pas kaq shumë viteshju kemi kryqëzuar”, ishte banderola e shfaqur nga tifozëtgjatë “funeralit”, një mesazh qëvjen pas 33 viteve të gjatapritjeje të Napolit për t’u shpallur kampion Italie.