I veshur me rroba ushtarake, Usyk lëshon raketë para ushtarëve ukrainas (VIDEO)

Kampioni i botës në Boks, Oleksandr Usyk, është parë duke lëshuar një raketë, duke i dhënë mbështetje ushtarëve ukrainas në luftën ndaj Russië.
Usyk së fundi ka bërë një vizitë ushtareve ukrainas ku i veshur me rroba ushtarake ka provuar edhe gjuajtjen e raketës, shkruan IndeksOnline.
Kampioni ukrainas i botës në peshat e rënda WBA, IBF dhe WBO, në fillim të luftës në Ukrainë iu bashkua mbrojtjes territoriale të Kievit, por nuk ka luftuar në vijën e parë.
Usyk muajin e kaluar foli edhe për përvojen e tij në luftë.
“Unë nuk kam luftuar aty ku po luftojnë ushtarët tanë tani. Isha në mbrojtjen territoriale të Kievit, ishte e vështirë. Unë njoh shumë ushtarakë, pasi kam shërbyer në Forcat e Rojës Kufitare.
Kur shkova në spital për të parë shokët e mi që po shëroheshin nga lëndimet e marra në muajt e parë të luftës, ata më thanë se ishte detyra ime të stërvitesha dhe të përgatitesha për luftën dhe të kthehesha në shtëpi me fitore.”, kishte thënë Usyk./IndeksOnline/