Napoli nis përgatitjet për të festuar titullin (FOTO)

Skuadra e Napolit është shumë afër të shpallet Kampion i Italisë për sezonin 2023/24.
Napolitanët mund të festojn titullin e kampionit këtë fundjavë, në ndeshjen ndaj Salernitanes, shkruan IndeksOnline.
Tashmë në rrugët e Napolit kanë nisur përgatitjet për të festuar titullin e tretë në histori të klubit.
Kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund të kampionatit, Napoli ka 78 pikë, 17 më shumë se Lazio e cila ndodhet në vendin e dytë.
Të dielen Lazio luan në udhëtim ndaj Interit, dhe skuadra e Spalletit shpreson në një gabim nga biancocelestet dhe të shpallen edhe matematikisht kampion nese shënojnë fitore ndaj Salernitanës./IndeksOnline/



