Sot tre ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Prishtinë

Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen tre ndeshje interasante, të cilat janë të vlefshme për javën e 31-të.
Vëmendja krysore do të jetë në kryqytet, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Llapit, shkruan IndeksOnline.
Në Klinë, Dukagjini luan në shtëpi ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit, ndërsa ndeshja tjetër zhvillohet në qytetin e Mitrovicës mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.
Të tri këto duele do të nisin nga ora 15:00./IndeksOnline/