75 Mall Live Search
13:48 / E Diele, 30 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Hajnat futen në një shtëpi në Sofali të Prishtinës (Pamje)

Në orët e pasditës të së premtes hajnat kanë thyer dhe vjedhur një shtëpi në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sofalia të Prishtinës, afër Gërmisë.

Kamerat e sigurisë të shtëpisë kanë kapur lëvizjet e hajnave që arrijnë të futen pasi thyejn dritaren e banjos me mjete të forta. 

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një shumë e konsiderueshme parash janë vjedhur në këtë aksion si dhe gjëra të tjera të me vlera të larta materiale.

Sipas këtyre burimeve, Policia është afër të evidentoj kryerësit e veprës fal disa kamerave që kanë çuar hajnat deri në cak. Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast./Indeksonline/