75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 30 Prill 2023 / C E

Prishtina dhe Llapi ndajnë pikët

Prishtina dhe Llapi i kanë ndarë pikët në duelin që përfundoi pa gola në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Supelrigën e Kosovës.

Kryeqytetasit e nisën më mirë ndeshjen dhe tentuan në disa raste të kalonin në epërsi, por mbrojtja e llapjanëve nuk u thye.

Llapi filloi të rikthehej në lojë dhe të krijonte rastet e tyre, mirëpo pa ndonjë sukses.

45 minutat e dytë ishin pothuajse të ngjashëm me ata të parët.

Prishtina dhe Llapi tentuan që përmes kundërsulmeve të dilnin përpara, por as kësaj here nuk u zhbllokua rezultati.

Në fund, dy skuadrat i ndanë pikët, derisa vazhdojnë të luftojnë për një vend në Evropë.

Pas javës së 31-të, Prishtina është në vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa Llapi në të gjashtin me 41 sosh.