75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 01 Maj 2023 / L K

Sulmoi fizikisht bashkëshortën, arrestohet personi në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Rasti është cilësuar Dhunë në familje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.