75 Mall Live Search
13:09 / E Hënë, 01 Maj 2023 / k.v

IHDNj: Të mbrohen të drejtat e punëtorëve të pastrimit

Instituti për Hulumtime dhe Drejtat e Njeriut (IHDNj) me shqetësim është duke vëzhguar kushtet dhe të drejtat e punës të punëtorëve të pastrimit. Punëtorët e pastrimit meritojnë trajtim të dinjitetshëm për punën që bëjnë, dhe mbrojtje institucionale për respektim të drejtave të tyre në punë.

IHDNj është e indinjuar me mbikëqyrjen e munguar nga Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës për këtë kategori punëtorësh.

Hulumtimi i IHDNJ-së mes tjerash ka prezantuar si shqetësuese mbingarkesën në punë, mungesat e pushimit mjekësorë, mos respektim të pagës minimale, punë pa kontrata, mungese e pagesave të kontributeve pensionale.

IHDNj thërret institucionet qeveritare për domosdoshmëri të rishikimit dhe mirë zbatim të legjislacionit për luftim të jo formalitetit në sektorin e mirëmbajtjes higjienike. Padrejtësia ndaj këtij sektorit nuk guxon të kthehet në normale. Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për mos mbrojtje të kësaj kategorie të punëtorëve.

IHDNj është e përfshirë aktivisht në avokim për kushte më të mira të punës për punëtorët e mirëmbajtës higjienike, dhe do të vazhdoj këtë betejë deri në jetësim të të gjitha të drejtave për të gjithë këta punëtorë.