75 Mall Live Search
20:23 / E Hënë, 01 Maj 2023 / C E

“Fituesi i ndeshjes Milan – Inter e merr Ligën e Kampionëve”

Liga e Kampionëve ka hyrë në fazën finale me dy ndeshje shumë të forta gjysmëfinale.

Në njërën anë kemi gjigantët e Evropës, Real Madrid dhe Manchester City që do të luftojnë për një vend në finale derisa për kundërshtar fituesi do ta ketë njërën nga dy skuadrat e qytetit të Milanos.

Inter dhe Milan do të ndajnë fatin ku vetëm njëra do të udhëtoj në Stamboll për finalen e madhe.

Sipas ish-drejtorit të Romës, Walter Sabatini, njëra nga skuadrat italiane do të triumfoj këtë sezon në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se për kundrështar do të kenë Realin ose Manchester Cityn.

Inter-Milan? Një derbi tragjedi! Kushdo që fiton ngre Champions League, mbajeni mend!“, ka thënë Sabatini.

Inter dhe Milan ishin takuar edhe në vitin 2003 në këtë fazë, ku ka triumfuar Milani. /IndeksOnline/