75 Mall Live Search
23:21 / E Hënë, 01 Maj 2023 / C E

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen 6 persona

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në këtë aksident raportohet të jenë të përfshira tri vetura.

Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë,  segmenti rrugor në Stanovc në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar”, ka thënë Zahiti.