Serena Williams jep lajmin e ëmbël në ‘Met Gala’

Ikona e tenisit, Serena Williams, ka dhënë lajmin e ëmbël gjatë hyrjes në tapetin e kuq në ‘Met Gala’.
Ajo zbuloi lajmin se është shtatzënë për herë të dytë, transmeton Indeksonline.
Në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet dukshëm shtatzënia në veshjen bardh e zi.
“Jemi shumë të lumtur që të tre jemi të ftuar në Met Gala”, ka shkruar 41 vjeçarja në rrjetin social./Indeksonline/