Luka Modriq shkon në Beograd, për të qenë gati ndaj Manchester Cityt!

Luka Modriq është parë dje në lagjen Cukarica të Beogradit. Nuk ishte 1 maji arsyeja e udhëtimij të tij në Serbi, por një lëndim i pësuar së fundi te Real Madridi.
Modriq ka probleme muskulare dhe me shumë gjasë do të jetë jashtë ndeshjes së parë ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Por, ylli kroat ende nuk është dorëzuar në mundësinë e rikthimit në fushë për këtë ndeshje tejet të rëndësishme.
Ai ka shkuar në vizitë disa ditëshe tek Marijana Kovacevic, e cila u bë e njohur për metodat e saj të trajtimit të lëndimeve muskulore. Se sa do ta ndihmojë tretmani mjekësor në Beograd, mbetet të shihet./Indeksonline/