Gjyqtari Genc Nuza ftohet në Evropianin U19 “Malta 2023”

Për herë të parë që nga anëtarësimi në UEFA, Kosova do të përfaqësohet në një Kampionat Evropian.
Është gjyqtari Genc Nuza, i njohur për autoritetin e tij në fushën e gjelbër dhe i vlerësuar nga UEFA, që ka marrë ftesë për të qenë pjesë e Kampionati Evropian U19 “Malta 2023”, ka njoftuar FFK-ja.
Ky kampionat do të zhvillohet prej 3 deri më 16 korrik në Maltë. Nuza, i cili do të jetë gjyqtar i katërt në këtë turne, është një nga gjyqtarët e përzgjedhur nga vende të ndryshme të Evropës, të cilët do të kenë përgjegjësinë për të ndarë drejtësinë në këtë event të rëndësishëm.