75 Mall Live Search
20:15 / E Martë, 02 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Trepça tregon kur dalin në shitje biletat, synon fitoren drejt titullit të kampionit

Klubi i Basketbollit Trepça ka njoftuar se biletat për finalen ndaj Pejës, do të dalin nesër në shitje nga ora 11:00.

Ky klub bëri të ditur se një person ka të drejtë të blejë dy bileta, njofton Klankosova.tv.

“Në vendin e kristaleve, në shtëpinë tuaj e tonën, në “Minatorin” e zjarrtë…luajmë ndeshjen e parë finale të Playoff-it”, thuhet në njoftim.

“Të mërkurën prej orës 20:00 përballemi me Pejën, me synim për ta bërë hapin e parë drejt titullit të kampionit”.

Kjo do të jetë ndeshja e parë finale mes këtyre dy skuadrave pas 23 vjetëve.