TKK përkujton aktorin Istref Begolli në 90 vjetorin e lindjes dhe 20 vjetorin e vdekjes

Teatri Kombëtar i Kosovës organizon mbrëmjen ‘Një gotë për Istref Begollin’ në përkujtim të 90 vjetorit të lindjes dhe 20 vjetorit të vdekjes së aktorit Begolli.
Postimi i plotë i Teatrit Kombëtar:
Një gotë për Istref Begollin
Me rastin e shënimit të 90-vjetorit të lindjes dhe 20-vjetorit të vdekjes së tij, Teatri Kombëtar i Kosovës, me mbështetjen e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ju fton të bashkoheni për të kujtuar vepren e një prej aktorëve më të shquar në historinë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Istref Begolli.
Së bashku me kolegë, miq dhe familjarë, do të nderojmë kujtimin dhe kontributin e tij në kulturë me “një gotë për Istrefin”.
Bashkohuni me ne për të kujtuar aktorin Istref Begolli!