75 Mall Live Search
18:27 / E Mërkurë, 03 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Korridori 8, Nikollovski: VMRO-ja akuzon pa fakte, ato duhet shpërfillur!

Publicisti Ljubisha Nikollovski, në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur e Korridorit 8 dhe stërkëmbëzat e obstruksionet që në Kuvendin e Maqedonisë po mundohen t’i bëjnë deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe “Levicës”.

Deklaroi se akuzat e VMRO-së në adresë të zëvendëskryeministrit të parë nuk duhet të vehen fare në peshojë, sepse siç deklaron në to nuk ka fakte dhe janë të pa baza.

Nikollovski thotë se deputetët e VMRO-së nuk kanë të drejtë nga foltorja të hedhin akuza të tilla dhe të luajnë rolin e prokurorit dhe gjyqtarit.

Shton se Korridori 8 është shumë i rëndësishëm për vendin dhe ekonominë, duke nënvizuar se se beneficionet më të mëdha do t’i kenë kompanitë që do të jenë të kyçura në mënyrë direkte në ndërtimin e Korridoreve.