Manchester City nuk le vend për gabim, rimerr kryesimin e Premierligës

Manchester City ka rikthyer vendin e parë në Premierligën angleze.
Qytatrët mposhtën West Hamin në ”Etihad Stadium” me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Nathan Ake shënoi golin e parë në minutën e 50-të, ndërsa Erling Haaland dyfishoi rezultatin në minutën e 70-të.
Fitoren e Manchcester Cityt e vulosi Phil Foden në minutën e 85-të.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola me këtë fitore është rikthyer në vendin e parë të tabelës me 79 pikë, një më shumë se Arsenali.
Në anën tjetër West Ham renditet në vendin e 15-të me 34 pikë./IndeksOnline/