75 Mall Live Search
17:49 / E Enjte, 04 Maj 2023 / L K

Kryetari i Zubin Potokut mohon se është rrethuar objekti i komunës: Po meremetohet rruga

Në media më herët u raportuar se sot strukturat paralele ilegale serbe kanë filluar përgatitjen për të penguar qasjen në objektin e Komunës së Zubin Potokut, ku pritet të betohet kryetari i ri, Izmir Zeqiri.

Por, ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë. Zeqiri ka thënë se sipas informatave që ka marrë nga organet e sigurisë, është duke u meremtuar rruga afër objektit të komunës.

“Sipas organeve të sigurisë është duke u meremetuar rruga afër objektit të komunës. Nuk ka diçka që lidhet me politikë”, ka thënë Zeqiri për Express.

Ndryshe, deri më 28 maj, kryetarët e rinj të katër komunave në Veri, kanë afat të japin betimin, në të kundërtën e humbasin mandatin. Vuçiq ka kërcënuar me krizë në Veri duke kërkuar negociata për këtë çështje në takimin e ardhshëm teknik që pritet të mbahet gjatë këtij muaji. BE ka kërkuar që kryetarët të mos betohen fare ndërsa Kosova konsideron se kjo kërkesë nuk mund as të parashtohet.