75 Mall Live Search
23:11 / E Premte, 05 Maj 2023 / Gj. Sh

Fantastik Myrto Uzuni, vendimtar në barazimin e Granadas

Sulmuesi i Kombëtarës së Shqipërisë, Myrto Uzuni, është shëndrruar në një lider te klubi spanjoll, Granada.

27-vjeçari arriti të shënoj sonte, por Granada nuk arriti më shumë se një barazim 1-1, në udhëtim te Alaves, shkruan IndeksOnline.

Uzuni u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 22-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Sulmuesi shqiptar kryeson listën e golashenuesve në La Liga 2, me 22 gola, derisa Granada gjendet në pozitën e dytë dhe po luftoun për inkuadrim në Ligën e parë./IndeksOnline/