75 Mall Live Search
23:09 / E Shtunë, 06 Maj 2023 / MSH

Eliminohet një nga finalistët e BBV

Publiku ka vendosur që mes Efit, Luizit, Deas dhe Kristit, finalisti i parë që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother Albania VIP, është Dea.

Dea ka qenë një prej banorëve që ka hyrë në BBVA që në natën e parë të spektaklit.

Ajo është eliminuar nga gara për çmimin e madh, por me vete ka marrë 10 mijë euro.

Sipas votave, ajo është rënditur e katërta nga publiku.