75 Mall Live Search
08:18 / E Diele, 07 Maj 2023 / Gj. Sh

Sot Drita – Ballkani, ndeshja e cila mund të vendos kampionin e ri të Kosovës

Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen tre ndeshje interasante, të cilat janë të vlefshme për javën e 33-të.

Ndeshja kryesore e itës zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e Ballkanit, ndeshje kjo e cila mund të vendos edhe kampionin e ri të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Drita aktualisht është lidere e Superligës me 66 pikë, tre më shumë se Ballkani.

Një ndeshje tjetër interesante zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet në Podujevë, ku Llapi përballet me Ferizajin.

Të tri këto duele do të nisin nga ora 15:00./IndeksOnline/