UEFA cakton gjyqtarët e ndeshjes Real Madrid-Manchester City

Të martën me 9 maj, zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.
UEFA tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët e kësaj supër përballje, shkruan IndeksOnline.
Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë portugezi, Artur Soares Dias.
Ndihmësit e tij do të jenë Paulo Soares dhe Pedro Ribeiro, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Daniele Orsato.
Në VAR DO të jetë Massimiliano Irrati (video arbitri), kurese Tiago Martines do të jetë ndihmës gjyqtar i videove (AVAR)./IndeksOnline/