75 Mall Live Search
07:56 / E Hënë, 08 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Katy Perry bëhet virale, nuk mund ta gjente vendin në ceremoninë e kurorëzimit të Charles III, gati rrëzohet

Katy Perry është penguar teksa po largohej nga Westminster Abbey pas ceremonisë së kurorëzimit të mbretit Charles III në Londër.

Këngëtarja amerikane ishte ndër yjet pjesëmarrëse pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla.Perry mbërriti me stil në Pallatin Westminster në Londër me kryeredaktorin e British Vogue, Edward Enninful.

Ylli i muzikës pop është fotografuar në ngjarjen historike teksa përpiqej të rifitonte ekuilibrin, meqë pothuajse u rrëzua pasi takat e saj të bardha i rrëshqitën në betonin e lagur.Megjithatë, këngëtarja e shmangu fatkeqësinë sepse arriti të dilte nga kisha anglikane pa u rrëzuar në tokë.Ajo do ta kujtojë padyshim ceremoninë e kurorëzimit të Charles III, duke qenë se përveç rrëshqitjes fatkeqe, fillimisht u soll nëpër pallat duke kërkuar një vend për t’u ulur.

Këngëtarja u bë virale pasi dukej e hutuar teksa u përpoq të gjente vendin e saj në fillim të kurorëzimit.