Përforcohet ekipi i mbrojtës i Nagip Krasniqit, i bashkohet edhe avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nga sot i është bashkuar ekipit të mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili është arrestuar dhe akuzuar për keqpërdorime gjatë tenderimeve në Korporatë.
Me të marrë detyrën e avokatit, Gashi ka ngritur dyshime se Prokuroria po kalkulon në mënyrë të padrejtë ndaj Krasniqit, e sipas tij, nën këtë ndikim po bie edhe Gjykata.