75 Mall Live Search
22:22 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / MSH1

Dështoi keq në garën për deputet në Kosovë, kandidati shihet në protestën në Shqipëri

Një nga kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së, Kreshnik Çollaku, u bë pjesë e protestës mbarëkombëtare në Tiranë, për të kundërshtuar punimet në Zvërnec.

Ndonëse në garën zgjedhore, Çollaku nuk mori vota kënaqshëm, duket se ai e ka tejkaluar këtë “dështim” zgjedhor, për të udhëtuar drejt Tiranës, raporton IndeksOnline.

“Tirana” ishte mbishkrimi i tij i shoqëruar nga një zemër e kuqe, në selfie-n e ndarë nga sheshi qendror i kryeqytetit shqiptar.

Kujtojmë se, deri më tani, Çollaku mori 1,497 vota në zgjedhjet e 7 qershorit, duke u renditur i 84-ti në listën e LDK-së.