75 Mall Live Search
10:10 / E Martë, 09 Maj 2023 / AR

Gërvalla falënderon Kroacinë për mbështetjen që i dha Kosovës drejt KE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka falënderuar në takim homologun kroat, Gordan Grliq Radman, për përkrahjen e Kroacisë, derisa tha se janë pajtuar që procesi i zgjatur padrejtësisht i vizave, ka përfunduar për qytetarët e Kosovës.

Ajo deklaroi të martën se me homologun kanë biseduar për perspektiven evropiane të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që sipas Gërvallës, ka filluar të marrë formë.

“E falënderova për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës që nga dita e parë për aplikimin në Këshillin e Evropës. Biseduam për perspektivën evropiane të Kosovës për anëtarësimin në BE për aplikimin e që ka filluar të marrë formë. Biseduam gjithashtu edhe për konsultimeve politike që do t’i kemi pas disa javësh. Nga kjo konferencë do të shkojmë në Janjevë ku së bashku me kroatët me qytetarët e Janjevës do të festojmë me ta”, tha ajo.