75 Mall Live Search
11:31 / E Martë, 09 Maj 2023 / S Z

PSD me aksion para Ambasadës: Gjermania po na merr mjekët, ky është shfrytëzim

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik para Ambasadës së Gjermanisë. Ata para ambasadës i kanë vënë shifrat e ikjes së mjekëve dhe infermierëve, për katër muajt e parë të këtij viti.

Në aksionin e PSD-së vihet në dukje trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova në Gjermani. Për katër muaj nga Kosova kanë ikur 91 mjek dhe 300 infermierë

Zgjim Hyseni, ka thënë se me këtë aksion simbolik në ditën e  Evropës, po e urojnë Gjermaninë e cila po vazhdon të importojnë njerëz dhe se burimet publike të Kosovës, po e financojnë sistemin shëndetësor gjerman.

“Vetëm katër muajt e parë të këtij viti, prej Kosovës kanë ikur 91 mjek. Nëse llogarisim për secilin prej tyre po të shkollohej në Gjermani, do të bënte 200 mijë euro, atëherë i bjen 18.2 milion euro populli i Kosovës,  e ka ndihmuar Gjermaninë e  varfër. Nëse ia shtojmë dhe 9 milion euro që janë për 300 infermierë, atëherë i bjen që për katër muaj ne ia kemi kursyer Gjermanisë 27.2 milion euro. Nëse trendi kish me vazhdu për krejt vitin, si për këto katër muajt e parë, kjo i bie që ne  vit ne ia kursejmë Gjermanisë ose subvencionojmë shëndetësinë gjermane me 81 milion euro. Ky nuk është asgjë më pak se sa shfrytëzim”, ka thënë ai..

Ndërsa pohon se nëse kjo dinamikë vazhdon, atëherë Kosova do të mbes pa mjek dhe se nuk ka asnjë kuptim që kështu të vazhdojë marrëdhënia mes dy vendeve, Kosovës dhe Gjermanisë.

“Në anën tjetër Oda e Mjekëve të Kosovës thotë se nëse trendi vazhdon me këtë dinamikë, brenda tri katër vjetëve, Kosova ka me pas mungesë të mjekëve. Nuk ka asnjë kuptim që kjo marrëdhënie të vazhdojë kështu. Me fonde publike të Kosovës, e po ia japim Gjermanisë falas. Kjo që po quhet ikje e trurit s’ka emër tjetër përveçse shfrytëzim. Kjo marrëdhënie e pabarabartë duhet me ndryshu. Përndryshe s’ka asnjë kuptim që me quajt njëri tjetrin partner. Nuk ka asnjë kuptim me ekzistu Kosova si shtet nëse ekonomia po na shpopullohet”, tha ai./IndeksOnline/